Vera Ora tregon si nisi karriera e Rita Orës
Rita Ora ka qenë një fëmijë aktiv që i pëlqente vëmendja dhe performanca, por për të ëmën në fillimet e saj, kjo nuk ishte shenjë e mjaftueshme që tregonte se Rita do të bëhej ylli që është sot.
Vera Ora ndau me ndjekësit e “SOT” në Euronews Albania historinë se si Rita nisi të binte në sy për talentin e saj.
“E morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve dhe kishte marr një rol kryesor në këndimin në shfaqje. Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’. Unë u befasova,” – tha Ora.
Ajo tregoi se gjithnjë ka qenë e zënë me angazhimet e saj dhe nuk e kishte vënë re talentin e të bijës.
Pas asaj ngjarje, Rita Ora u angazhua në korin e shkollës dhe më pas bëri një audicion për një shkollë muzike, të cilin e fitoi dhe në atë moment siç tregoi Vera Ora, të dy, bashkë me partnerin u vunë para vështirësisë duke menduar për universitetin dhe studimet e mirëfillta.
Vera Ora solli në vëmendje se sa gabim kanë bërë që fillimisht e konsideruan talentin e Ritës vetëm një pasion, ndërkohë që bëhej fjalë për drejtimin që ajo mori në jetë.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar