Verifikimi i kandidatëve, Prokuroria dhe KQZ kontroll listave edhe pas 15 marsit
Kontrolli i kandidatëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria do të vazhdojë edhe përtej 15 marsit.
Deri të hënën KQZ kompleton listat përfundimtare për të gjitha partitë që iu kthyen listat për korrigjime.
Pasi i dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë ditën e hënë, partitë politike morën dje edhe 48 orë të tjera kohë për të bërë plotësimet finale.
Është 15 marsi afati final deri kur partitë mund të bëjnë korrigjimet e fundit të listave të kandidatëve, për të cilat KQZ-ja që prej mëngjesit të së martës ka nisur verifikimet përkatëse.
Deri ditën e hënë, KQZ-ja do të kontrollojë listat, kryesisht në aspektin procedural dhe detaje burokratike por njëkohësisht ka nisur komunikimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të verifikuar gjendjen gjyqësore dhe dëshminë e penalitetit për çdo kandidat.
Nëse verifikimi procedurial do të bëhet deri mesnatën e së hënës së ardhshme, komisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi në “Ilva Now” në Euronews Albania, se kontrolli nga Prokuroria do të vijojë edhe më gjatë. Çdo kandidat do të kontrollohet për ato që ka deklaruar për formularin e vetë deklarimit, por edhe aspekte të tjera që mund të mos i ketë përmendur në dokumentin e dorëzuar në KQZ.
Për zgjedhjet e 25 prillit, ndryshe nga proceset e mëparshme, do të ketë një numër më të ulët të kandidatëve për deputetë, që nuk do të shkojë më shumë se 1900.
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush