Vërshimet në Spanjë, 78 persona ende të zhdukur

8 Nëntor 2024 | 15:45

Autoritetet në Spanjë thanë se 78 persona ende janë të zhdukur, dhjetë ditë pasi shteti u përball me stuhitë më katastrofale në 100 vjetët e fundit.

Qeveria në Valencia, rajonin më të goditur nga vërshimet, e publikoi këtë shifër në platformën X. Paraprakisht, numri i të zhdukurve ishte 93.

Numri zyrtar i viktimave nga vërshimet është 219. Vetëm në Valencia, trupat e pajetë të 211 personave janë gjetur deri më tani, teksa tetë viktima janë regjistruar në rajonet fqinje të Kastilla-La Manças dhe në Andaluzi.

Që atëherë, edhe rajone të tjera të Spanjës janë përballur me mot të lig. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar vërshime në Kataloni të enjten dhe të premten, ndërkaq edhe ishulli i Majorkës është goditur rëndë nga vërshimet.

Në Valencia, autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë të zhdukur, edhe pse autoritetet rajonale kanë thënë se 40 trupa të pajetë që janë gjetur, ende nuk janë identifikuar. Ka frikë se disa nga trupat e viktimave mund të kenë përfunduar në Detin Mesme.

Po ashtu, autoritetet në Spanjë po vazhdojnë operacionet e pastrimit të 75 qytezave dhe fshatrave që janë prekur nga vërshimet. Shumë ndërtesa janë ende të paqasshme apo vështirë të arritshme, teksa rrugët janë pjesërisht të bllokuara nga makinat apo edhe nga rrënojat e ndërtesave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditet një anije pranë brigjeve të Omanit, përfshihet nga flakët

Autoriteti detar i Mbretërisë së Bashkuar, UKMTO njoftoi të hënën se një anije është në flakë dhe aktualisht është duke lundruar në brigjet e Omanit,...
09:36 | 20/07/2026

Merz propozon riorganizimin e qeverisë pas dorëheqjes së aleatit të tij të ngushtë, Jens Spahn

Kancelari gjerman Friedrich Merz sugjeroi të dielën se mund të riorganizojë qeverinë e tij pas dorëheqjes së Jens Spahn, kreut parlamentar të Bashkimit Kristian Demokrat....
09:30 | 20/07/2026

Ministrat e Jashtëm të Egjiptit dhe Jordanisë diskutojnë zhvillimet rajonale, dënojnë sulmet iraniane

Ministrat e Jashtëm të Egjiptit dhe Jordanisë, Badr Abdelatty dhe Ayman Safadi kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Ata shkëmbyen pikëpamjet mbi mënyrat për të rivendosur...
09:26 | 20/07/2026