Verstappen vendosi kohën më të shpejtë në Belgjikë

27 Korrik 2024 | 18:08

Red Bull dhe Max Verstappen vendosën kohën më të shpejtë në Provat Zyrtare të “Belgian Grand Prix” që u transmetuan nga Euronews Albania dhe IN Radio.

Mirëpo holandezi do të niset nga vendi i 11’të për shkak të një penaliteti prej 10 vendesh për shkak të ndërhyrjes në motorrin Honda. Kjo do të thotë që Charles Leclerc përfiton për tu nisur në pole position.
Verstappen u duk i shpejtë që në fillim dhe vendosi një kohë të paarritshme në rendin e 1’53”159s në bordin e Red Bull, gjysmë sekonde më i shpejtë se Ferrari dhe Leclerc. Sergio Perez u kthye në normalitet duke e renditur Red Bull’in e tij në vendin e 3’të, përpara Mercedes dhe Lewis Hamilton që plotësuan “BIG4”.


Lando Norris dhe Oscar Piastri u renditën respektivisht në vendet 5 dhe 6 për McLaren të ndjekur nga Mercedes i George Russell në të 7’in. Spanjolli Carlos Sainz nuk bëri më mirë se vendi i 8 për Ferrari’n ndërsa patrioti nga Oviedo, Fernando Alonso i mbylli Provat Zyrtare në vendin e 9 përpara Esteban Ocon që plotësoi top-10 për Alpine.

Këto ishin Provat Zyrtare në “Belgian Grand Prix”
1. Max Verstappen (Red Bull) – 1:53.159
2. Charles Leclerc (Ferrari)
3. Sergio Perez (Red Bull)
4. Lewis Hamilton (Mercedes)
5. Lando Norris (McLaren)
6. Oscar Piastri (McLaren)
7. George Russell (Mercedes)
8. Carlos Sainz (Ferrari)
9. Fernando Alonso (Aston Martin)
10. Esteban Ocon (Alpine)
11. Alex Albon (Williams)
12. Pierre Gasly (Alpine)
13. Daniel Ricciardo (RB)
14. Valtteri Bottas (Sauber)
15. Lance Stroll (Aston Martin)
16. Nico Hulkenberg (Haas)
17. Kevin Magnussen (Haas)
18. Yuki Tsunoda (RB)
19. Logan Sargeant (Williams)
20. Zhou Guanyu (Sauber)

Kjo është rradha e nisjes në “Belgian Grand Prix”
1. Charles Leclerc (Ferrari)
2. Sergio Perez (Red Bull)
3. Lewis Hamilton (Mercedes)
4. Lando Norris (McLaren)
5. Oscar Piastri (McLaren)
6. George Russell (Mercedes)
7. Carlos Sainz (Ferrari)
8. Fernando Alonso (Aston Martin)
9. Esteban Ocon (Alpine)
10. Alex Albon (Williams)
11. Max Verstappen (Red Bull)
12. Pierre Gasly (Alpine)
13. Daniel Ricciardo (RB)
14. Valtteri Bottas (Sauber)
15. Lance Stroll (Aston Martin)
16. Nico Hulkenberg (Haas)
17. Kevin Magnussen (Haas)
18. Logan Sargeant (Williams)
19. Zhou Guanyu (Sauber)
20. Yuki Tsunoda (RB)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026