“Veshët paaftësinë me Kongres”, Boçi debat në Kuvend me Kushin për arsimin
Arsimi është bërë temë debati mes Ministres së Arsimit, Evis Kushi dhe deputetit Luçiano Boçi.
Ky i fundit nga Kuvendi ka hedhur akuza duke thënë se pedagogët janë lënë pas dore nga Ministria dhe qeveria Rama.
Pas akuzave i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kushit.
Pjesë nga debati:
“Ua sjell unë të gjithë kolegët tanë që kanë aplikuar për kërkim shkencor. I kemi pothuaj në të gjitha departamentet. I kemi me shifra. Shoh që nuk jeni dakord me rritjen deri në 15% , e thashë edhe më parë buxheti i shtetit do të mbulojë 7 % ndërsa vetë universitetet mund të rrisin pagat. Nuk janë vetëm tarifat e studentëve burim i të ardhurave. E shikoj se sa ju ka mbetur merak Kongresi i Arsimit dhe sa shumë xheloz jeni bërë për suksesin, ishit të ftuar mund të kishit ardhur.
Ftesa ju erdhi të gjithëve, por nuk e dinim që ju e keni dashur me emër e mbiemër të gjithsecilit. Kongresi ishte një sukses u vlerësua dhe nga ndërkombëtarë, kishte përfaqësues nga universitete më prestigjioze, ju jeni xheloz se mbase nuk keni bërë një kongres si ai. Por të flisni për shkollat e reja duhet një guxim shumë i madh dhe të flisni për shkollën Sami Frashëri, zor se do të gjeni një infrastrukturë të tillë”, tha ministrja Kushi.
“Besoj se kërkim shkencor ju quani edhe mbylljen e degëve. Keni mbyllur biokiminë, në Korçë, në Gjirokastër. Gjirokastra rrezikon të mbyllet si Universitet, degët e mësuesisë janë shumë të rrezikuara. Edhe në Universitetin e Elbasanit do të mbaheni mend për mbylljen e mësuesisë. Keni 10 vite që nxirrni se çfarë ka ndodhur para 10 viteve. Këtë vit matematika ka vetëm 20 studentë, a e kuptoni ku po e çoni Shqipërinë. Ju e veshët paaftësinë me Kongres. Bravo, suksese dhe urime”- tha deputeti Boçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta