Vetëm 1 i punësuar nga 400 persona me aftësi të kufizuara në Vlorë

5 Tetor 2023 | 17:58

Në Vlorë ligji për punësimin dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara ka dështuar.

Nga rreth 400 para dhe tetraplegjikë që numëron qyteti i Vlorës, vetëm një prej tyre është sot i punësuar.

“Në bazë të ligjit, edhe sektori privat, duhet të ketë përshtatshmëri për punësimin e një personi më aftësi të kufizuar,” – tha Muhamet Hyseni, kreu i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve.

“Jo vetëm sektori privat, por edhe administrata shtetërore e ka jashtëzakonisht të vështirë për të integruar këta persona, për të mos thënë të pamundur. Për sa i përket infrastrukturës është një problem i madh, sidomos për personat që jetojnë vetëm.

Unë kam 20 vjet që drejtoj shoqatën e para dhe tetra-plegjikë, kam bërë kërkesa të vazhdueshme, në mënyrë që në çdo institucion që shkojmë, të hyjmë në mënyrë dinjitoze,” – shtoi Hyseni.

Vështirësitë me të cilat hasen çdo ditë, i rrëfen njëri prej tyre.

“Nuk kemi mundësi lëvizje me karroca apo me motorë elektrikë, në qytet, me përjashtim të bulevardit. Kryetari na ka premtuar që do të na e lehtësojë barrën pasi të merrte mandatin që ne të qarkullojmë lirshëm në qytet,” – tregoi një zotëri me aftësi të kufizuara.

Punësimi dhe integrimi i personave me aftësi të kufizura mbetet ende një sfidë. Vetëm në qarkun e Vlorës numërohen me qindra para dhe tetraplegjikë, të cilët përballen me vështirësi në çdo sektor shërbimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026