Vetëm 1 shtet anëtar i BE-së po merr ende gaz nga Rusia

6 Tetor 2022 | 18:20

Pas sulmeve të fundit ndaj Nord Stream 1 dhe 2 dhe një mori paketash me sanksione, momentalisht vetëm njëri prej shteteve anëtare të BE-së po furnizohet ende me gazin rus.

Me tre nga katër tubacionet që dërgojnë gazin natyror rus në Evropë jashtë funksionit, Hungaria është tani i vetmi vend anëtar që ende merr gaz rus, shkruan Forbes Hungaria.

Ka 4 tubacione që mund të furnizojnë Europën me gaz natyror rus:

  • Nord Stream 1, me një kapacitet prej 55 miliardë metra kub (bcm) në vit (operimi i tij u ndalua nga Rusia përkohësisht si përgjigje ndaj sanksioneve, por sulmi i fundit kundër tubacioneve kryesore e ka shtyrë këtë periudhë ‘pauze’ deri në një afat të pacaktuar);
  • Nord Stream 2, me një kapacitet identik prej 55 bcm (operimi i tij nuk u bë kurrë funksional – edhe pse transferta e parë me gaz ishte gati nga momenti në moment – por qeveria gjermane refuzoi ta miratonte në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës. Njësoj si Nord Stream 1, sulmet e fundit mund të kenë pasoja të pakthyeshme për gazsjellësin rus).
  • Yamal Europe, tubacioni më i gjatë (4,107 kilometra) furnizon me gaz nga Gadishulli Yamal në Siberinë Perëndimore, e deri në Gjermani dhe ka një kapacitet prej 33 bcm. Dërgesat u ndaluan nga Rusia në ,muajin maj.
  • Rrjedha Turke, që furnizon gaz nga Rusia nën Detin e Zi dhe përmes Ballkanit, ka një kapacitet prej 31.5 bcm dhe është i vetmi tubacion ende në funksion. Ai përfundon në Hungari, që do të thotë se tanimë, Hungaria është i vetmi vend anëtar i BE-së që ende merr gaz natyror rus.

Për shkak të të ardhurave të mëdha që Rusia ka akumuluar nga rritja e çmimeve të gazit, së bashku me një reduktim masiv në tregtitë e tjera me Europën, Rusia nuk ka interes të mbyllë plotësisht këto tubacione.

Edhe pse Hungaria ende merr gaz nga Rusia, çmimi i tij është i lidhur me çmimet e tregut, kështu që vendi është kundër çdo sanksioni të mëtejshëm ndaj Rusisë që kontribuon në rritjen e çmimit të gazit në tregje ndërkombëtare.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri Viktor Orban njoftoi rreth organizimit të një konsultimi kombëtar mbi sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ku qytetarët hungarezë do të pyeten nëse i mbështesin këto sanksione apo jo.

Qeveria hungareze ka kundërshtuar me zë të lartë shumë nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë duke argumentuar se ato dëmtojnë evropianët më shumë sesa dëmtojnë rusët.

Kryeministri hungarez bëri thirrje javën e kaluar që t’i jepet fund sanksioneve ruse deri në fund të vitit në mënyrë që të ndalojë inflacionin, të përgjysmohen çmimet e ushqimeve dhe të vihen nën kontroll kostot e larta të energjisë në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)

Qindra njerëz mbushën supermarketet në Paris, ndërsa banorët e kryeqytetit francez përpiqeshin me dëshpërim të blinin kondicionerë të lirë përpara se të godiste vala e...
13:46 | 03/07/2026

Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor

Qeveria franceze vlerëson se 2,025 vdekje iu shtuan statistikave të zakonshme gjatë valës së të nxehtit të qershorit në vend, tha të premten Ministri i...
09:20 | 03/07/2026

Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)

Një zjarr i madh në pyll pranë qytetit francez të Perpignanit sot çoi në evakuimin e kampeve në Caen-en-Roussillon dhe Sainte-Marie-la-Mer, dhe më shumë se...
07:44 | 03/07/2026