Vetëm 13 vjeç, vajza e Kim Jong drejton tankun në shenjë force ushtarake  

20 Mars 2026 | 09:18

Vajza adoleshente e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është parë duke drejtuar një tank ushtarak gjatë një stërvitjeje, në prani të të atit, sipas pamjeve të publikuara sot nga agjencia shtetërore KCNA.

Në fotot e shpërndara, vajza, e njohur si Ju Ae dhe që besohet të jetë rreth 13 vjeç shihet në vendin e shoferit të tankut, me një qëndrim të përqendruar, ndërsa Kim Jong Un shfaqet i buzëqeshur pranë saj, i shoqëruar edhe nga ushtarakë të tjerë.

Analistët vlerësojnë se paraqitjet gjithnjë e më të shpeshta publike të saj mund të sinjalizojnë përgatitje të mundshme për një rol të ardhshëm drejtues në vend. Më herët gjatë këtij muaji, ajo është parë gjithashtu në aktivitete të tjera ushtarake, përfshirë stërvitje në poligon qitjeje me armë zjarri. Megjithatë, autoritetet në Phenian nuk kanë dhënë ende konfirmim zyrtar për identitetin apo moshën e saj.

Sipas KCNA, lideri koreanoverior mbikëqyri një stërvitje me një model të ri tanku kryesor beteje, i cili ka treguar aftësi të avancuara sulmuese dhe mbrojtëse, përfshirë rezistencë ndaj dronëve dhe raketave antitank. Në vitet e fundit, Kim Jong Un ka intensifikuar përpjekjet për modernizimin e forcave ushtarake, duke zhvilluar si armë konvencionale, ashtu edhe një arsenal strategjik që përfshin raketa balistike dhe armë bërthamore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026