‘Vetëm Berishën njoh’/Qytetarët shprehen për figurat e reja e të vjetra në Parlament
Në prag të hyrjes së një grupi të ri figurash në Parlamentin e Shqipërisë, qytetarët janë të ndarë në mendimet e tyre për këtë ndryshim të mundshëm.
Edhe pse mosha mesatare e deputetëve të ardhshëm pritet të jetë 47 vjeç, një pjesë e madhe e qytetarëve shprehen optimistë për rinovimin e Kuvendit, ndërsa të tjerë janë të dyshimtë nëse figura të reja do të kenë vendosmërinë e duhur për të udhëhequr vendin.
Një qytetare shprehet: “Është normale, mendoj që do të japin më të mirën.” Pavarësisht kësaj, disa qytetarë kanë shqetësime për mundësinë që të rinjtë, sidomos ata 23-vjeçarë, të kenë përvojën dhe forcën për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
Një tjetër qytetare thekson: “Problemi është për ne, që 23-vjeçarët janë mosha të reja dhe nuk vendosin dot ato për fatin e Shqipërisë. Sali Berisha të rrijë në shtëpi me pension dhe ti hapë rrugë brezit të ri dhe mos ta mbajë më peng Partinë Demokratike.”
Megjithatë, ka nga ata që besojnë se figurat e vjetra, si Sali Berisha, duhet të vazhdojë qëndrimin e tij në Kuvend.
“Sali Berisha është i paarritshëm, nuk njoh as figurat e reja dhe as të vjetra, vetëm Sali Berishën njoh,” shprehet një i moshuar.
Në anën tjetër, një zonjë shpreh besimin se ardhja e figurave të reja do të sjellë ndryshime të rëndësishme.
“Figurat e reja janë shumë më mirë, kanë vizion të qartë dhe ndryshimi do të jetë shumë më i madh me të rinjtë sesa me të vjetrit,” thotë ajo, duke shpresuar që rinia do të sjellë më shumë mundësi dhe zhvillim për Shqipërinë.
Në fund, qytetarët duket se janë të ndarë në përkrahjen e tyre për të rinjtë dhe të vjetrit. Disa shohin në rinovimin e politikës një mundësi për ndryshime të dobishme, ndërsa të tjerë mendojnë se eksperienca dhe liderët e vjetër janë ende thelbësorë për të udhëhequr vendin drejt stabilitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit