Vetëm PS e PD me grup parlamentar, LSI humbet përfitime financiare dhe kohë në Kuvend
Në Legjislaturën e re, vetëm Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mund të formojnë grupe parlamentare.

Lëvizja Socialiste për Integrim, partia e cila nga viti 2009 ka përcaktuar formimin e qeverive, në Parlamentin e ri do ketë vetëm 4 deputetë.

Për të formuar grupin parlamentar duhen të paktën 7 deputetë, që LSI nuk i ka.
Por çfarë do të thotë mungesa e grupit parlamentar?
Grupeve parlamentare u sigurohen zyra në Kryesinë së Kuvendit. Çdo grupi parlamentar i vihet në dispozicion një sekretar dhe këshilltar.
Çdo grupi parlamentar i dedikohet kohë për të folur enkas në seancën plenare.
Gjithashtu krerët e grupeve parlamentare kanë trajtime financiare me të larta se deputetët e thjeshtë, me 9 mijë lekë shtesë në pagë.

Kështu, në mungesë të grupit parlamentar, LSI humbet mundësinë e pasjes së zyrës në kryesinë e Kuvendit, këshilltarë, kohën e veçantë për të folur në seancën plenare dhe trajtimin financiar për një nga deputetët që mund të drejtonte grupin parlamentar.

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta