Vetëvrasja e policit pas shkarkimit|Rexhepi: Pse kryebashkiakun e Kuçovës s’e hoqën?

27 Janar 2024 | 12:07

Eksperti i Sigurisë, Artan Rexhepi, është shprehur se duhet të ketë një standart barazie në shtet, në trajtimin e çështjeve të caktuara.

Komentet Rexhepi i bëri në Euroneës Albania, ku komentoi vetëvrasjen e nënkomisarit të Policisë në Durrës, pasi e hoqën nga puna, për shkak të një plagosje që ai kishte kryer.

Rexhepi tha se kryebashkiaku i Kuçovës kishte të njëjtin dënim me efektivin e Policisë, por atë e lanë në detyrë, gjë që sipas tij tregon pabarazi.

“Gjëja që më bëri përshtypje është vlerësimi me dy standarte. Një kryebashkiak me 150 orë pune në komunitet vijon dhe qëndron në punë, ndërsa një oficer policie për vepra anloge, në aspektin e dënimit… Duhet të ketë një standart shteti.

Nuk kemi pse mbajmë polic të korruptuar në detyrë, por nuk kemi edhe pse i flakim kështu si leckë në rrugë, nuk është mirë.

Ndoshta kjo ka edhe politika të tjera, siguracione, etj nëse i largon. Pastaj duhet të ketë edhe mbështetje financiare, sepse ai që është polic i mirëfilltë dhe të përfundojë në Polici private me rroga të ulëta…”, tha Rexhepi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026