Vetëvrasja në Sukth, Psikologia: Çfarë e ka çuar 41-vjeçaren drejt këtij akti
Psikologia Elona Mustafaraj është shprehur se shumë persona që përjetojnë bullizim apo dhunë psikologjike, mbyllen në vetëvete dhe nuk marrin ndihmën e dukur nga shoqëria dhe institucionet ligjzbatuese.
Komentet Mustafaraj i bëri në “Euronews Albania”, ku komentoi vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës, pas bullizimit që i bëhej në Tik Tok dhe dhunës së dyshuar nga bashkëshorti.
Ajo tha se në Shqipëri është mentaliteti dhe presioni nga shoqëria që i bëjnë viktimat e dhunës në rrjetet sociale të mbyllen në vetëvete, të moskërkojnë ndihmë dhe të përfundojnë deri në këtë pikë.
“Viktimat e bullizimit pavarësisht moshës që mund të kenë, përpiqen ta kalojnë këtë ngjarje pa bërë pjesë në strukturat mbështetëse ku bëjnë pjesë familja dhe persona të tjerë që mund të jenë një sistem shumë i mirë për t’u mbrojtur emocionalisht dhe psikologjikisht nga dhuna që ndodh në rrjetet sociale. Por këtu nuk kemi një çedim vetëm te familja, por edhe te rrethi më i gjerë.
Ndonjëherë ne nuk i marrim shumë seriozisht dhe nëse nisemi edhe mosha, përgjithësisht priremi ne si shoqëri që të tregojmë kujdes ndaj të miturve që bullizohen në rrjetet sociale, por kjo nuk do të thotë që edhe të rriturit të mos preken apo të mos e vuajnë këtë agresion, që mund të çojë deri në këtë pikë.
Jetojmë në një shoqëri ku presioni nga shoqëria apo familjarët për moralin apo pjesën e dukjes është shumë i madh. Këto na bëjnë që të mbyllemi brenda dhe të mos i referojmë këto problematika”, tha Mustafaraj.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë