Vetingu bashkon PD dhe PS

8 Shkurt 2022 | 16:00

Parlamenti do të votojë më 10 shkurt zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

PD do të bashkojë votat me PS-në për të shtyrë mandatin e KPK-së dhe komisionerëve publikë me 2 vite e 6 muaj.

Foto: Euronews Albania

Deklarata u dha nga deputetët Ferdinand Xhaferaj, Dashnor Sula dhe Luçiano Boçi

“Në mënyrë të padiskutueshme që nga fillimi ne kemi qenë pro reformës në drejtësi,” – tha Xhaferaj.

“Në çfarëdolloj momenti jam pro çdo vendimi që ka vlerë për drejtësinë në radhë të parë dhe çfarë do kërkojë partneri ynë strategjik SHBA,” – deklaroi Sula.

“Po patjetër është një reformë që nuk kthehet mbrapsht, duhet votuar,” – përforcoi Boçi.

Aleatët e PD-së janë pro shtyrjes së mandatit gjithashtu. Dashamir Shehi dhe Agron Duka konfirmuan votat e tyre. Dy nënkryetarët e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma refuzuan të përgjigjeshin.

Për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut duhen 94 vota, që mazhoranca e vetme nuk i plotëson. 77 votave të saj i duhen dhe 17 vota të PD-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026