Vetingu i politikanëve, Salianji: Kemi adresuar propozimet e ardhura nga Komisioni i Venecias

20 Tetor 2021 | 21:08

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se propozimi i opozitës për veting të politikanëve mbështetet mbi opinionin e Komisionit të Venecias.

Gjatë intervistës në emisionin “Now” të Erla Mëhillit, ai tha se nisma vjen e plotë këtë herë duke plotësuar shqetësimin e ngritur nga Venecia, organet që do të kryejnë procesin.

“Ajo që po propozojmë janë dispozita që janë marrë përgjithësisht nga përgjigja e Komisionit të Venecias 2018. Ka një diferencë në propozim nuk kishim adresuar strukturën që do të bënte vetingun. Tani po propozojmë një institucion (SPAK) për të cilin ne kemi skepticizmin dhe dyshimin tonë”, tha Salianji.

Deputeti i PD se nisma synon largimin nga jeta publike e politikanëve të korruptuar dhe që kanë lidhje me krimin e organizuar.

I pyetur nëse ekziston ndonjë marrëveshje mes PD dhe PS, ai tha se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti.

“Nuk ka një marrëveshje të atij nivelit PD-PS. Është bërë marrëveshja si fjalë e pisët por nuk ka asnjë kontakt paraprak”, tha ai.

Sipas Salianjit vetingu në politikë realizohet në një kohë të shkurtër pasi bëhet fjalë për verifikimin e 140 deputetëve, 61 kryetar bashkishë si dhe drejtues të disa institucioneve të rëndësishme.

Ai tha se në Parlament ka politikanë që nuk flasin asnjëherë dhe janë përfaqësues të drejtpërdrejtë të grupeve kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026