Vetingu për politikanët, Rama: Nëse opozita na bind, jemi të hapur për dialog
Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Now” që është i hapur të ulet në dialog me opozitën për ndryshimet kushtetuese që ata propozojnë.
Kryeministri Rama tha se është i hapur për dialog edhe për vetingun për politikanët, propozuar nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.
“Nëse opozita na bind që ndryshimet kushtetuese duhen zhbërë, atëherë ne jemi të gatshëm për të dëgjuar me respekt. Mbase i bindim ne ata që nuk duhen zhbërë, mbase na bindin ne ata. Rëndësi ka të ketë dialog”, u shpreh kryeministri Rama.
Kushtet që kryeministri përmendi është që opozita ta “bindë” qeverinë për ndryshimet që duhen bërë si edhe dialogu të jetë në pozita të barabarta dhe pa ultimatume.
Lulzim Basha ka bërë sot të ditur se opozita do të propozojë veting për politikanët, në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias të dhënë në 2018.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit