Nuk mori asnjë ditë rrogë, ish-deputeti shpjegon pse dhuroi edhe 2.5 milionë lekë shpërblime pas mandatit
Vendimi i tij për të mos pranuar rrogën dhe asnjë përfitim nga mandati deputetit ngjalli debate para dy vitesh. Bëhet fjalë për ish-deputetin Erion Piciri i cili ka refuzuar edhe 2.5 mln lekë përfitime shtesë nga statusi si ish-deputet.
“Doja që mos ta ngatërroja politikën me paranë. Kështu që lashë mënjanë përfitimet që të jep mandati i deputetit. Me fjalë të tjera, deputeti ndryshe nga ç’trajtohen qytetarët e këtij vendi, trajtohet në mënyrë preferenciale. A e meritojnë? Unë mendoj që jo”, thotë ish-deputeti.
Për Euronews Albania, Erion Piciri i konsideron këto para të pamerituara.
“Ato janë lekë të pamerituara, të cilat nuk kishin sens të shkonin në xhepin tim. Të ardhurat e mia, bashkë me bashkëshorten nuk i kalojnë 2 mijë euro në muaj. Ditën e diel shkova të blej një palë atlete të reja për vajzat. Ato m’i kërkuan nga firmat, dhe shikoja aty çmime nga 150 euro dhe ishin shumë. Babi, iu thashë ne do vazhdojmë traditën dhe do shkojmë të blejmë ato që kushtojnë nga 30 apo 40 mijë lekë. Nuk jam baba i mirë, pasi vajzat kërkojnë lap-top të shtrenjtë, ndërsa unë iu furnizoj lap-top ‘second hand’”, thotë Piciri.
Por si reaguan zyrtarët e kuvendit kur deputeti firmosi lënien e të gjitha përfitimeve?
“Jam në paqe me veten. Kur me tha një drejtoreshë atje në Parlament, se ka shumë deputetë që bëjnë luftë për dietat, karburantin dhe përfitimet e tjerë, nuk ta di njeri për nder më tha. Unë i thashë që nuk kam ardhur që të ma dijë për nder”, shprehet ish-deputeti.
Ndërsa reagimin nga kolegët deputet e ka pasur shumë më ndryshe.
“Unë kam qenë një vetmitar në Parlament dhe nuk kam pasur komunikim me kolegët deputetë. Një personalitet i shquar më tha se të kam dëgjuar dhe pajtohem me ato që thua, por kur pashë projektligjet që shkurtonin pensionet suplementare dhe benefitet e deputetëve, nuk pajtohem me ty, më tha”, rrëfen ish-deputeti.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta