Vetting për politikanët? Propozimin për të rivlerësuar veten, deputetët e rrëzuan
Kur ngjizej drafti i reformës në drejtësi në 2015-n, një pjesë e mirë e shqiptarëve as që ja dinin kuptimin fjalës vetting. Mund të ketë edhe sot, pas 7 vitesh që ende s’e dinë.
Fjala vjen nga anglishtja dhe ka dy kuptime. Njëri prej tyre është ai i ‘hetimit të dikujt përmes metodave e rregullave të kujdesshme për t’u siguruar që është i përshtatshëm për një vend pune që kërkon integritet, besnikëri dhe profesionalizëm’.
Shqip u përkthye si ‘rivlerësimi kalimtar i prokurorëve dhe gjyqtarëve’, një nga shtyllat kryesore të të gjithë reformës në drejtësi. Procesi bazohet te rivlerësimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve në tre kritere; justifikimin e pasurisë, integritetin personal dhe profesionalizimin.
Deri në 2017, vettingu njësohej vetëm me drejtësinë. Në tetor të këtij viti, Rama ja zgjeroi kuptimin duke e shtrirë të policia.
“Vetting-u në Policinë e Shtetit është për të ndarë qartë dhe prerë: “të njomët” me “të thatët”; shapin nga sheqeri; ata që i dalin përballë krimit dhe ata që i shkelin syrin pas shpinës së shokut kriminelëve”, tha kreu i qeverisë.
Pak javë pas protestave të studentëve në fund të 2018-s dhe fillimit të 2019-s, Rama e shtriu idenë e vettingut edhe në universitete jo si kërkesë të drejtpërdrejt të veten, por duke nxitur studentët.
Thuajse tre vite nga kjo deklaratë dhe në mes të protestës së një pjese të mirë të pedagogëve që kërkojnë rritje rroge, Rama është më i drejtpërdrejtë duke nënkuptuar se pedagogët e dypunësuar fshehin të ardhurat reale.
Vettingu ka qenë kryefjala e diskursit publik prej 2015-s, përmendur e stërpërmendur për drejtësinë dhe rezultatet që ka dhënë, për policinë të ndryshuar dy herë. Vettingu është përfolur edhe për mjekët.
Por, si për pedagogët, ashtu edhe për mjekët nuk ka as një nismë ligjore, as ndonjë ligj në fuqi. Nismë vettingu në Kuvend ka për politikën, depozituar një vit më parë nga PD e drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha.
Nisma u rrëzua me arsyetimin se vettingun e politikës e bën drejtësia, në një kohë që vetë drejtësia s’po e mbyll dot një proces që duhej të ishte përmbyllur në qershor të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta