Politikanët që do të kundërshtojnë Vettingun ndihen të rrezikuar, paralajmëron Basha

25 Tetor 2021 | 18:05

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në seancën e Kuvendit të hënën se propozimi për Vettingun e politikanëve është kundërshtuar nga ata që rrezikojnë për shkak të lidhjeve të tyre me krimin.

“Ne e kemi hedhur hapin e parë. Jam i bindur që debati nuk do të mungojë. Jam po ashtu i bindur që kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në çdo karrike tjetër që mbajnë në emër të qytetarëve, për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin,” – u shpreh ai.

Sipas Bashës Vettingu i politikanëve do të jetë një instrument i mirë për të pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që u është besuar nga populli për përfitime personale.

Kryedemokrati theksoi në fjalimin e tij se ky nuk është një prioritet i PD-së por i qytetarëve.

“Kjo është një emergjencë kombëtare, një gjendje e jashtëzakonshme që kërkon mjete të jashtëzakonshme për zgjidhjen e saj,” – tha Basha ndërsa bëri thirrje për anëtarët e rinj të Parlamentit që të mbajnë një qëndrim ndaj situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026