Vettingu në Polici|Gazetari zbulon prapaskenat: Parapritë e një tjetër dosje të SPAK
Gazetari Elkier Bushkolaj është shprehur se urdhëri për rinisjen e vettingut në Polici duket si një parapritë që i bëhet daljes së një tjetër dosjeje nga SPAK.
Komentet Bushkolaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se operacionet e zhvilluara nga SPAK kanë pasur si emërues të përbashkët drejtues të lartë të Policisë të inkriminuar.
Ai shtoi gjithashtu se nëse ka një vetting në Polici, ai po bëhet nga SPAK dhe aplikacioni SKY ECC.
“I ri është vetëm urdhëri, sepse vetting në Polici ka nisur prej vitesh. Nisi edhe çështja e testimit të efektivëve të Policisë sa i përket lëndëve narkotike, por nuk ka pasur asnjë sqarim për bjerrjen e këtij procesi.
Ky urdhër mua më duket më shumë si parapritë që i bëhet një dosjeje tjetër që mund të dalë nga SPAK. Në dy dosjet e para, te ‘Metamorfoza’ dhe ‘Revanshi’, kanë një emërues të përbashkët, kanë efektivë dhe drejtues të lartë të Policisë të përfshirë në aktivitete kriminale.
Pra numër shumë i lartë drejtuesish madhorë të Policisë të përfshirë në aktivitete kriminale. Vettingu në Polici nëse po bëhet po bëhet nga SPAK dhe aplikacioni SKY. Vetë kreu i SPAK u shpreh se kemi shumë probleme me operacionet e përbashkëta me Policinë, pikërisht për shkak të këtyre drejtorëve të inkriminuar”, tha Bushkolaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë