VIDEO| Aksident i rëndë në SHBA, makina futet me të kuqe dhe vret 5 vajza

20 Qershor 2023 | 11:02

Pesë vajza, të gjitha nën moshën 21 vjeç, u vranë në një aksident automobilistik të premten pasi një shofer kaloi me semafor të kuq dhe u përplas me automjetin e tyre në Minneapolis, thanë autoritetet.

Momente para përplasjes, një punonjës i Patrullës së Shtetit të Minesotës pa shoferin me shpejtësi, por ky i fundit doli nga rruga përpara se policia të mund ta ndalonte.

“Mjeti më pas kaloi me dritë të kuqe në kryqëzimin e “Lake Street dhe 2nd Avenue” dhe u përplas me një automjet tjetër ku ishin 5 vajza, mes tyre një e mitur”, tha Departamenti i Policisë së Minneapolis në një njoftim për shtyp dërguar USA TODAY.

Policia bëri me dije gjithashtu se burri u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua duke u dërguar fillimisht në spital për ekzaminimet e duhura mjekësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026