Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 35-vjeçari

19 Qershor 2023 | 09:34

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës, pasi automjeti me të cilin ai po udhëtonte si pasagjer doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore.

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit me të cilin udhëtonte 35-vjeçari. Ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë arrestuan shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Tiranë-Durrës dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç”, njofton policia.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026