VIDEO/ Arrestohet autori i 6 vjedhjeve në Tiranë, nuk i ruhej kamerave të sigurisë
Një 30 vjeçar nga Skrapari është arrestuar në Tiranë si i dyshuar për gjashtë vjedhje dhe 2 tentativa për vjedhje të ndodhura gjatë këtij muaji në kryeqytet.
Si rezultat i opercionit “April” pas hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të denoncuara nga qytetarë ose administratorë subjektesh, gjatë këtij muaji, u arrestua 30-vjeçari T. H., banues në Skrapar, i njohur për precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.
Vjedhjet janë dokumentuar edhe nëpërmjet kamerave të sigurisë, ku autori nuk tregonte kujdes apo përpjekje për t’u shmangur prej tyre.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet dhe sekuestrua një celular i dyshuar i vjedhur ndërsa dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 celularë dhe një shumë parash në 2 dyqane, 1 monopatinë, një market, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 subjekte të tjera.
Njoftimi i policisë
“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “April”.
Zbardhen 6 vjedhje/tentativa për vjedhje, të kryera gjatë këtij muaji.
Identifikohet dhe kapet autori i tyre, me precedent të theksuar për këtë krim.
Këtij shtetasi i gjendet dhe i sekuestrohet 1 celular, i dyshuar i vjedhur.
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të denoncuara nga qytetarë ose administratorë subjektesh, gjatë këtij muaji, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin policor të koduar “April”.
Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi T. H., 30 vjeç, banues në Skrapar.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 celularë dhe një shumë parash në 2 dyqane, 1 monopatinë, një market, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 subjekte të tjera.
Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 30-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofotn policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta