VIDEO| Atentati në Don Bosko, autori ecën i qetë dhe ndez cigare pasi qëlloi

14 Dhjetor 2023 | 12:08

Euronews Albania ka siguruar pamjet e autorit të atentatit të dështuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë. Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë shihet autori i pamaskuar teksa largohet i qetë duke ndezur një cigare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 në rrugën Don Bosko ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi.

Ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe ka qenë i vetëm më makinë, ndërsa autori në këmbë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026