VIDEO/ Australia nis fushatën për të ndaluar mediat sociale për adoleshentët
Australia do të nisë një fushatë reklamuese prej disa milionë dollarësh për të promovuar ndalimin e parë në botë të aksesit të adoleshentëve në rrjetet sociale. Me sloganin “Për të mirën e fëmijëve tanë” masat do të hyjë në fuqi në dhjetor.
Nga e shtuna, reklamat do të transmetohen në televizione dhe në tabelat e reklamave. Ministrja australiane e Komunikimeve Annika Wells u shpreh qëllimi është të informohet publiku rreth ndryshimeve dhe të inkurajohen prindërit që të ndalojnë fëmijët e tyre.
“Quhet ‘Për të Mirën’ dhe do të thotë për të mirën e fëmijëve tanë. Në fund të fundit, ne po i bëjmë këto gjëra për të mirën e të rinjve në Australi”, tha ajo.
Videoja promovuese 45-sekondëshe tregon disa fëmijë të “zhytur” në telefonat e tyre ndërsa një zë thotë: “Nga 10 dhjetori, fëmijët nën 16 vjeç nuk do të jenë më në gjendje të hapin një llogari në mediat sociale. Është pjesë e një ligji të ri që synon t’i mbajë të sigurt fëmijët nën 16 vjeç në internet.
Australia miratoi legjislacionin përkatës në nëntor 2024 për të rritur kufirin e moshës për hapjen e një llogarie në mediat sociale nga 13 në 16 vjeç. Qeveria e kryeministrit Anthony Albanese ka theksuar se hulumtimet kanë treguar se përdorimi i tepërt i mediave sociale dëmton adoleshentët, pasi ndihmon në përhapjen e dezinformimit, promovon modele të shtrembëruara, ndikon në imazhin e të rinjve për veten dhe lehtëson ngacmimin.
Hey @elonmusk,
This is the campaign that Australia’s eSafety Comission is running in support of banning Australian citizens from social media account.
Please don’t comply with this.
Sincerely,
Non-retarded Australians pic.twitter.com/eTTjVToSM0— R3tards Down Under (@r3tarddownunder) October 14, 2025
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse