VIDEO| Autobusi që shpërtheu në flakë në Itali me turistë, të paktën 21 viktima

3 Tetor 2023 | 22:35

Një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi të paktën 10 metra mbi shinat e një hekurudhe në Mestre, një provincë e Venezia në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës dhe mjeti ka shpërthyer i gjithë në flakë.

Mediat italiane raportojnë se të paktën 21 persona kanë humbur jetën, 2 prej të cilëve fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Corriere bën me dije se autobusi ka qenë me turistë dhe brenda ka qenë edhe një grup ukrainas.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe policia. Po ashtu, mediat fqinje shkruajnë se në gjendje gatishmërie janë vënë të gjitha spitalet që ndodhen pranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026