Zbulohet shifra e italianëve që vizituan Shqipërinë këtë verë, 50% më shumë se vjet

3 Tetor 2023 | 16:15

Italianet kanë qenë turistët që kanë vizituar më së shumti Shqipërinë këtë verë.

Rreth 660 mijë italianë mësohet se kanë kaluar pushimet në vendin tonë. Në raport me një vit më parë numri i turistëve italianë u rritën me 50 % për periudhën janar-gusht, duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit.

Vendin e parë megjithatë e kanë shqiptarët e Kosovës, të cilët vijojnë të jenë më besnikët.

Shqiptarët e Kosovës përbëjnë 40 % të totalit të turistëve që kanë hyrë në vendin tonë deri në gusht me një shifër prej 2.93 milionë ndërkohë që në raport me një vit më parë kemi një rritje me 17%.

Sa i takon vendit të tretë, janë të ardhurit nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Megjithatë midis tyre janë dhe emigrantët por dhe shqiptarët nga trojet. Në periudhën janar-gusht, 511 mijë vizitorë erdhën nga Maqedonia e Veriut, me një rritje 8% në raport me një vit më parë. Kurse nga Greqia rritja në 8 mujorin e 2023 është me 39%, dhe kanë hyrë rreth 450 mijë vizitorë. Grupe që kanë shënuar rritje të dukshme janë gjermanët, spanjollët por edhe turistët nga Turqia.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i turistëve të huaj për muajin gusht ishte mbi 2 milionë duke pësuar një rritje me 18.3%, ndërsa për periudhën 8 mujore janar-gusht, numri i vizitorëve të huaj është 7.2 milionë duke pësuar një rritje me rreth 27%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026