Një jetë me firzamonikën, kush është 66-vjeçari që mahnit turistët në Sarandë

26 Shtator 2023 | 17:13

Vasil Çuko, një pensionist nga Saranda, çdo ditë ulët në shëtitoren e qytetit bregdetar dhe luan muzikë me firzamonikë.

Këtë profesion e ka marrë që në vitet 70’ kur mundohej të fitonte para. Ai tregon se për shkak edhe të regjimit të kohës, luanin muzikë në dasma, por në fshehtësi. Pasioni ishte më i madh se ndjenja e frikës, por edhe të ardhurat justifikonin qëllimin.

“Pasioni për muzikën ka nisur që nga 74-75′ . Kam ngrënë dasma që para se të ikja ushtar, me këtë punë jam marrë me dasma me koncerte, edhe jam shumë i kënaqur nga ky zanat që kam pavarësisht se tani jam pensionist. Në komunizëm ashtu i hanim dasmat me frikë. Nuk mendoja ta lija muzikën atëherë sepse një dasmë ishte baras me 15 ditë punë,” – u shpreh Vasili.

Gjatë verës, shëtitorja është vendi i tij i punës. Vasili, edhe pse 66-vjeç, argëton turistët me muzikën që luan, madje fiton edhe të holla.

“Kënaqen, qëndrojnë më respektojnë më hedhin edhe lek. Dhe kërcejnë, dhe qëndrojnë, më respektojnë. Unë rri aty deri në 10:30-11:00 në behar. Unë do të luaj sa të kem mundësi, besoj dhe 4-5 vite,” – tregoi ai.

Muzika i kënaq shpirtin dhe thotë se do të luajë në firzamonikë sa të mundet, ndërsa ndjen keqardhje, që të rinjtë janë larguar nga muzika tradicionale.

“Muzika ka rëndësi se unë kënaq njëherë vetë shpirtin tim në radhë të parë. Pastaj kënaq edhe shoqërinë, më përshëndesin më respektojnë të gjithë. Të rinjtë nuk e kanë me qejf këtë zanat, tani as dasma s’bëhen më me muzikë, bëhen me DJ. Si kjo muzike origjinale popullore nuk ka,” – tha Vasili.

Me tingujt e tij të frymëzuar nga muzika tradicionale shqiptare, Vasil Çuko është kthyer në një personazh të dashur në qytetin e Sarandës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026