VIDEO| Babai thyen xhamat me levë, nëna nxjerr foshnjën e bllokuar në makinë
Një video ku një baba thyen xhamin e parmë të makinës për të nxjerrë jashtë fëmijën e tij të mitur është bërë virale në TikTok.
Ngjarja ka ndodhur të martën në parkingun e një dyqani ushqimesh në Teksas.
Babai kishte lënë çelësin brenda makinës dhe automjeti ishte mbyllur automatikisht, ndërkohë që s’kishte nxjerrë akoma fëmijën e vogël.
Me temperaturat e larta që sigurisht do të ndikonin te i mituri i bllokuar në makinë, prindërit e djalit të dëshpëruar kërkonin çdo mënyrë për ta nxjerrë, derisa burri përdori një hekur për të thyer xhamin e parmë dhe për ta nxjerrë më pas.
Nëna u fut brenda dhe i kaloi të shoqit djalin e tyre.
Dad smashes windscreen to save baby in Texashttps://t.co/Bkvy0H0YjD pic.twitter.com/4sIZ0WLa77
— BBC News (World) (@BBCWorld) July 26, 2023
Ambulanca dhe policia mbërritën në vendngjarje, nga ku u konstatua se fëmija ishte shëndoshë e mirë, ndërsa ndaj prindërve nuk u ngrit asnjë akuzë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë