VIDEO| Blindohet Rinasi, mbërrin nën masa të rrepta sigurie Dritan Rexhepi

8 Janar 2025 | 14:06

Dritan Rexhepi, një nga emrat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, është ekstraduar këtë të mërkurë nga Turqia. Ai ka mbërritur në aeroportin e Rinasit me avion, ku më pas, nën masa të rrepta sigurie, është transportuar drejt burgut 313. Euronews Albania ka siguruar pamjet kur trafikanti i njohur si “mbreti i kokainës” është shoqëruar nga Drejtoria e Burgjeve, i shoqëruar me makina të shumta policie.

 

Rexhepi është akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Dritan Rexhepi, dikur student për drejtësi, njihet tani si një nga narkotrafikantët më të fuqishëm të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Ai është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e dy policëve, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, në Fushë-Krujë në vitin 1998.

Po ashtu, Rexhepi ka qenë i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet.

Në vitin 2007, ai iu arratis policisë së Durrësit. Një vit më vonë, ai realizoi një arratisje tjetër nga burgu i Pavias në Itali dhe më pas një arratisje tjetër në Belgjikë. Rexhepi përdori pasaportë të falsifikuar me emrin Lulzim Murataj për të kaluar në Kakavijë, dhe nuk është kthyer më në Shqipëri pas datës 16 nëntor 2013.

Dënimet dhe çështjet nën hetim ndaj Dritan Rexhepit:

  • Në vitin 2020, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, ”Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin G. D., ka urdhëruar rrëmbimin e shtetasit J. P., pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i shtetasit J. P., kishte vjedhur në Angli, një kontenier me lëndë narkotike në pronësi të 45-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tij;
  • Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”;
  • Në vitin 2013, është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 06.10.1999, në një lokal në Krujë, 45-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin D. K., si dhe ka plagosur pronarin e lokalit, shtetasin R. B., i cili ka humbur jetën më pas, në spital;
  • Në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, Itali, me 16 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike. Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është arratisur nga vendi i vuajtjes së këtij dënimi, në Firence. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 8 muaj dhe 6 ditë burgim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026