VIDEO| Britney Spears goditet në fytyrë, asnjë akuzë për truprojën
Britney Spears u godit aksidentalisht në fytyrë nga një roje sigurie teksa po i afrohej një ylli të basketbollit, thotë policia e Las Vegas.
Truproja e Victor Wembanyama, për të cilin ylli i popit pretendoi se i ushtroi dhunë, nuk do të përballet me akuza, sqaroi policia në një deklaratë.
Sipas tyre, këngëtarja e ka goditur vetë veten në fytyrë, ndërsa truproja ka shtyrë dorën e saj nga shpatulla e basketbollistit. Diçka e tillë konfirmohet dhe në kamerat e sigurisë që u vunë në dispozicion të hetuesve.
“Kur ajo preku lojtarin truproja e shtyn dorën nga lojtari pa parë, gjë që bën që dora e Britney-t të godasë veten në fytyrë,” – thuhet në deklaratw.
Videoja e shpërndarë nga TMZ tregon një burrë që bllokon Spears teksa ajo zgjatet për të prekur Wembanyama në supe ndërsa ai ecën nëpër një kompleks kazinoje. Spears tërhiqet menjëherë më pas.
Basketbollisti ka thënë se “nuk e pa se çfarë ndodhi”, por se dikush u shty.
Spears këmbënguli në pretendimet se një roje sigurie që mbronte Wembanyama-n e goditi atë në fytyrë me anën e pasme të dorës, duke i bërë syzet e saj të binin ndërsa ajo për pak ra në tokë.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë