VIDEO| Dallga gjigante lëshohet mbi pishinën natyrore në Tenerife, 4 të vdekur
Katër persona vdiqën të dielën, ndërsa një tjetër është i zhdukur, pasi një valë e fuqishme rrëmbeu plazhistët ndërsa ata ndodheshin në një pishinë natyrore të njohur me ujë deti përgjatë bregdetit të Tenerife-s.
Siç raportohet nga CBSnews, ekipet e emergjencës nxorën tre trupa të dielën, një grua 35-vjeçare, një burrë 55-vjeçar dhe një burrë tjetër, për të cilët nuk u dha asnjë informacion.
Një grua tjetër vdiq një ditë pasi u transportua me helikopter në spital. Nuk u dhanë informacione të mëtejshme rreth identitetit të viktimave.
Pse është e rrezikshme pishina natyrore në Isla Cangrejo?
Pishina në Isla Cangrejo, në bregdetin Los Gigantes të Tenerife-s, është një destinacion shumë i njohur për të huajt. E rrethuar nga shkëmbinj vullkanikë nga njëra anë dhe çimento nga ana tjetër, pishina është pothuajse në nivelin e detit.
Për këtë arsye, mund të bëhet shumë e rrezikshme kur deti është i trazuar dhe valët e mëdha mund të kapërcejnë lehtësisht barrierën e betonit.
Four dead and one missing after a powerful wave swept a group of swimmers out to sea from a popular seawater pool on Tenerife’s rocky western coast, according to Spanish authorities.pic.twitter.com/qMu9NjChOF
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) December 9, 2025
Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë