VIDEO| Deputeti i PD përfshihet në incident të dhunshëm, godet shoferin e kamionit
Bledjon Nallbati, kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Korçës, është përfshirë mbrëmjen e të shtunës në një incident të dhunshëm.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, Nallbati, i cili po udhëtonte së bashku me vëllanë e tij, ndalon në një rrethrrotullim dhe fillon një debat me drejtuesin e një kamioni.
Debati verbal ka përshkallëzuar shpejt në një përleshje fizike, ku Nallbati ka tentuar të godasë shoferin e kamionit duke u hedhur drejt portës së kamionit. Nga pamjet e filmuara, duket ndërhyrja e disa personave të tjerë, të cilët kanë tentuar të qetësojnë situatën dhe të shmangin përkeqësimin e mëtejshëm të incidentit.
Ende nuk dihen motivet që çuan në këtë përplasje mes deputetit dhe shoferit, ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur reagim nga ana e autoriteteve policore apo nga Partia Demokratike.
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet