VIDEO/ Digjet një automjet në autostradën Fier-Vlorë

16 Mars 2026 | 22:25

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne në autostradën që lidh Fierin me Vlorën. Makina është djegur pothuajse plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar nga ky incident. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për fikjen e zjarrit dhe për sigurimin e zonës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik apo nga rrethana të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026