VIDEO| Fëmija i fundit që u bekua nga Papa është një vogëlushe shqiptare

23 Prill 2025 | 10:01

Dalja e fundit e Papa Françeskut ishte një ditë përpara se të ndërronte jetë. Ai mori pjesë në meshën e Pashkëve ditën e diel, ku parakaloi përpara të pranishmëve të mbledhur në sheshin Shën Pjetri në Vatikan. Papa përshëndeti fëmijët e pranishëm, ndër ta edhe Herën, një vajzë shqiptare që u bë fëmija i fundit që ai bekoi publikisht.

Hera Çoba është vajza e Nikoll Çobës dhe Franga Prengës, një familje me origjinë nga fshati Jubë i Durrësit, që jeton prej vitesh në Gjermani . Lajmi u bë i ditur nga vetë babai i vajzës, Nikoll Çoba, i cili ndau këtë moment të rrallë.

Papa Françesku ndërroi jetë një ditë më vonë, më datë 21 prill, për shkak të komplikacioneve shëndetësore, pas një beteje të gjatë me problemet me mushkritë.

Varrimi i tij pritet të mbahet ditën e shtunë, ndërkohë që trupi është i vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku do të mbahen dhe homazhet publike në nderim të tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026