VIDEO| Fillimi i katastrofës në Valencia, uji përmbyti rrugët në pak sekonda

2 Nëntor 2024 | 10:55

Pamjet dhe fotot nga disa vende në Spanjë, mbi të gjitha nga Valencia dhe rrethinat e saj, kanë marrë vëmendjen e rrjetit këto ditë.

Mbi 200 njerëz kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dhe disa pjesë të qytetit dhe rrethinave të tij nuk i ngjajnë më vendit ku jetonin dikur njerëzit.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe një video nga Paiporta, komunë që gjendet në provincën e Valencias.

Në video shfaqen vetura që ende lëvizin në rrugë, por shumë shpejt pas kësaj, një sasi e madhe uji fillon të vërshojë rrugët, duke i detyruar shoferët të ndalojnë.

Në vetëm pak sekonda, rrugët u zhytën plotësisht në ujin me baltë dhe disa mbetje filluan të lundronin.

Që atëherë banorët e zonës nisën të iknin dhe në sfond dëgjoheshin sirenat e shërbimeve të ndryshme të shpëtimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026

Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para

Një turiste rreth 30 vjeçe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje të...
11:24 | 21/07/2026