VIDEO| Grabitje me armë në mes të Parisit, momenti kur bastiset dyqani miliona euro
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një dyqan bizhuterish të markës luksoze Bulgari, në Paris.
Grabitje ka ndodhur në mes të ditës, më datë 29 prill, ndërkohë që këtë të hënë janë publikuar dhe pamjet e grabitjes të filmuara nga kalimtarët në rrugë.
Dyqani i bizhuterive luksoze ndodhet në Place Vendome në qendër të Parisit, ku tre persona që lëviznin me dy motoçikleta hynë në dyqan në zonën e njohur turistike rreth orës 13:45 të së shtunës.
Shkalla e dëmit dhe vlera e bizhuterive që ata morën është ende duke u vlerësuar nga ekspertët.
Videoja e postuar në rrjete sociale tregon dy motoçikleta të mëdha, të zeza, të parkuara në trotuarin përpara dyqanit të bizhuterive.
Një burrë me helmetë i armatosur dhe i veshur me rroba të zeza shihet duke qëndruar roje.
Më vonë, nga dyqani i bizhuterive dalin dhe dy grabitësit e tjerë që mbajnë dhe çantat me bizhuteritë e vjedhura.
I njëjti dyqan Bulgari u vu në shënjestër edhe të një grabitje të armatosur në shtator të vitit 2021, dëmi i së cilës u vlerësua në 10 milionë euro.
Një hetim për grabitje të armatosur është hapur, tha zyra e prokurorit të Parisit.
LEXO GJITHASHTU:
Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit