VIDEO/ Humb jetën polici me bashkëshorten, detaje nga aksidenti i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin Lezhë-Shkodër ku mbetën të vdekur një çift bashkëshortësh nga Puka ndërsa u plagosën një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur.
Nga përplasja e dy automjeteve në fshatin Gocaj kanë humbur jetën efektiv i Policisë së Shtetit Petrit Florini dhe bashkëshortja e tij Elona Florini me profesion mësuese.
Për nxjerrjen e trupave nga automjeti i aksidentuara kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Të plagosur kanë mbetur një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç të cilët ndodheshin në automjetin tjetër.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin Petrit Florini.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi Petrit Florini, rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Elona Florini, rreth 45 vjeçe, bashkëshortë.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin tjetër me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.







Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara