VIDEO| Humbi thellë në Bashkinë Fier, kandidati i “BF” shtrëngon duart me Subashin

15 Maj 2023 | 16:46

Në bashkinë Fier janë numëruar 219 nga 224 qendra votimi në total ku kryeson me diferencë shumë të madhe votash kandidati i PS, Armando Subashi.

Subashi ka marrë deri tani 69, 37 për qind të votave ose 34642, ndërsa kandidati i Bashkë fitojmë, Edvar Kodheli ka marrë 19, 72 për qind të votave ose 9847 vota.

Rezultati mes dy kandidatëve është mbi 33 mijë vota, çka flet për një fitore shumë të thellë dhe të padiskutueshme për Subashin.

Në qendrën e numërimit të votave, kandidati i djathtë ka shtrënguar duart me kryebashkiakun e ardhshëm të Fierit, që nis një mandat të tretë në krye të kësaj bashkie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026