La pas Bejkon dhe 2 kandidatët e tjerë në Tiranë, Arlind Qori tregon çfarë do bëjë

15 Maj 2023 | 16:16

Ndërsa janë numëruare 714 nga 941 qendra votimi në Bashkinë Tiranë, kryeson kandidati i PS, Erion Veliaj me mbi 40 mijë në krahasim me kandidatin e Bashkë Fitojmë, Belind Këllçi që renditet i dytë.

Në vend të tretë për numrin e votave deri tani renditet Arind Qori nga Lëvizja Bashkë me 10302 vota, i cili ka lënë pas edhe kandidatin e PD zyrtare, Roland Bejko.

Në një intervistë për Euronews Albania, Qori u shpreh se do ta analizojnë kuti pas kutie gjithë rezultatin dhe do dalin me një qëndrim zyrtar.

“Po pres përfundimin e procesit, gjithçka mund të ndodhë. Nuk kam ndonjë koment për momentin. Do ta analizojmë kuti pas kutie dhe do dalim edhe me një qëndrim. E kam thënë që në fillim që do marrim nga 5-150 mijë vota, jemi aty midis kështu që nuk kam çfarë them më shumë”, u shpreh Qori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026