VIDEO| I riu qëllon me armë nga mbrapa taksistin: S’duhet t’u besosh të gjithëve

2 Shkurt 2024 | 12:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi e cila ka tronditur opinioin publik vendas.

Një 19-vjeçar ka ekzekutuar në mënyrë mizore një taksist me të cilin po udhëtonte. E gjithë skena u filmua nga një kamer e cila ishte e instaluar nga taksisti në pjesën e brendshme të makinës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Izmirit, ku qëllimi i ekzekutimit ishte grabitja e xhiros së taksistit.

Pas arritjes në destinacionin, 19-vjeçari e pyeti se sa para i detyrohet dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai e qëllon tre herë pas shpine brenda veturës.

Në atë moment taksisti mbetet i plagosur rëndë, por 19-vjeçari nuk mjaftohet me aq.

Ai del në pjesën e përparme të makinës dhe e godet sërish në fytyrë dhe kërkon ku nodhen paratë e xhiros.

“Nuk duhet t’i besosh të gjithëve”, dëgjohet të thotë i riu teksa ndodhet përballë fytyrës së taksistit në gjendje të rëndë.

Edhe pse fillimisht i mbijetoi plagëve të marra, taksisti ndërron jetë pak më vonë në spital.

Oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe bënë të mundur identiikimin dhe arrestimin e 19-vjeçarit.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjet dhe arma e krimit si dhe shuma e parave të grabitura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026