I akuzuar për vrasje në Elbasan|Arrestohet në Londër Donald Hoxha, pritet ekstradimi
Kapet në Londër dhe arrestohet me qëllim ekstradimi në Shqipëri, shtetasi Donald Hoxha, i akuzuar për vrasje me paramendim.
Shtetasi shqiptar Donald Hoxha ka rënë në prangat e Policisë britanike në Londër, me qëllim ekstradimi në Shqipëri.
Hoxha akuzohet për një vrasje me paramendim të kryer në Elbasan, ndërkohë që ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar gjatë kësaj periudhe.
Vrasja për të cilën akuzohet 34-vjeçari Hoxha ka ndodhur në vitin 2009 dhe ai cilësohet si një nga autorët e krimit.
Njoftimi:
Finalizohet si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, operacioni policor i përbashkët, i koduar “Capital”.
Pas shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, kapet në kohë rekord në Londër dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 34-vjeçar i akuzuar për vrasje me paramendim.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Mbretërinë e Bashkuar, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar operacioni policor i koduar “Capital”.
Gjatë këtij operacioni, në bazë të informacionit të siguruar nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Londër, është kapur në kohë rekord në Londër dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi Donald Hoxha, 34 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”.
Shtetasi Donald Hoxha akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2009, në Elbasan.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e shtetasit Donald Hoxha, në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë