Kuliçaj dëshmon për vrasjen e Lamajt dhe Saliut, përballet në gjyq me Shullazin

15 Janar 2024 | 13:16

Agron Kuliçaj ish nën Drejtor i Policisë së Shtetit ka dëshmuar këtë të hënë në GJKKO, në procesin që po mbahet ndaj Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë tjerë për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut.

Kuliçaj tha se në vitin 2008 ai mori një letër nga i dënuari Luftar Reçi ku e informonte për ngjarje kriminale në Tiranë, Durrës dhe Dibër.

Ai nënvizoi se e ka takuar Reçin, por nuk e ka intervistuar pasi nuk e kishte detyrë funksionale.

“Në 2008 Luftar Reçi më është drejtuar me një letër ku fliste për disa ngjarje të rënda në Dibër për trafik armësh, por dhe vrasje të ndodhura në Tiranë dhe Durrës. Në këtë letër flitej për persona që Luftari tregonte se janë autor. Sipas asaj që ishte shkruar në letër në vrasjen e Vajdim Lamajt kanë marrë pjese njerëz si brenda vendit por dhe jashtë, duke iu referuar një të huaji që kishte montuar bombën. Nuk e kam intervistuar unë, sepse se kisha detyre funksionale”, tha Kuliçaj.

Ish-nën drejtori i policisë së Shtetit tha se në lidhje me rastin u informua prokurorja e përgjithshme Ina Rama dhe çështja i kaloi krimeve të rënda.

“Pasi mora letrën e diskutova me Arjan Kuritin dhe Tonin Vocaj dhe shkuan e takuam Luftarin në burgun e Burrelit. Më pas kemi vënë në dijeni edhe Prokurorinë e Përgjithshmë Ina Ramën dhe drejtues të Krimeve të Rënda. Në i kemi përcjell akte organit të akzuës e cila e pezulloi hetimin”, tha ai.

I pyetur nga Shullazi nese e përmendte emrin e tij në leter në lidhje me vrasjen e Vajdin Lamaj, Kulicaj u përgjigj: “Po e përmendte”!

I penduari i drejtësisë Luftar Reçi rrëfeu të dhëna që çuan në zbardhjen e vrasjeve të bujshme të vitit 2005 të Klodan Saliut në Durrës dhe Vajdin Lames me eksploziv në Tiranë.

Për këtë SPAK ka marrë të pandehur Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa u arrestua së fundmi dhe ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha, si i dyshuar i përfshirë në ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026