VIDEO| I zuri korrenti ndërsa bënin foto te shinat, të rinjtë me urgjencë në spital

15 Gusht 2023 | 12:28

3 persona që po shkonin në festivalin Lollapalooza u ulën në shinat e trenit në Chicago për të bërë një foto së bashku kur 600 volt energji elektrike goditi shinat e trenit dhe të rinjtë i zuri korrenti.

Incidenti ndodhi në ndalesën Ridgeland Green Line në Oak Park pak pas orës 19:00 më 5 gusht.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë treguan dy djem dhe një vajzë të ulur në shina. Ata po bëheshin gati për foto kur njëri nga djemtë u përkul mbrapa dhe filloi të dridhej duke kapur edhe vajzën në ato momente.

Njëri prej tyre u ngrit në këmbë dhe tentoi t’i shpëtonte. Aty pranë ndodheshin dhe një grup miqsh që u afruan për të ndihmuar gjithashtu.

I pari që u trondit nga shkëndijat elektrike u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje kritike pasi pësoi një arrest kardiak. Ndërkohë vajza ishte e vetëdijshme në momentin që mbërriti në spital për të marrë ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Ende nuk ka asnjë informacion për gjendjen e dy të lënduarve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen

Propozimi i Volkswagen për të shkurtuar deri në 100,000 vende pune dhe për të mbyllur fabrikat po përballet me një provë të madhe të enjten,...
18:58 | 09/07/2026

Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)

Një gabim verbal nga Donald Trump në margjinat e samitit të NATO-s shkaktoi reagime kur presidenti amerikan tha se “Republika Islamike e Japonisë” qëlloi me raketa një aeroplanmbajtëse amerikane, duke e...
18:52 | 09/07/2026

Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO

Madridi tha të enjten se presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte zbutur retorikën e tij ndaj Spanjës, disa orë pasi kërcënoi të ndalonte tregtinë...
18:44 | 09/07/2026