VIDEO| Kanosi me thikë shitësin e vodhi një shumë parash, pranga 42-vjeçarit

14 Tetor 2024 | 15:16

Një 42 vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë në Korçë pasi dyshohet se ka vjedhur me dhunë shuma parash në dy dyqane, në njërin rast, duke kanosur shitësin, me mjet prerës thikë.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se shtetasi Rudolf Laloti, 42 vjeç dyshohet se  më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 1, Korçë, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë), ndërsa më datë 14.10.2024, pas mesnate, në lagjen nr. 7, Korçë, ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një dyqan tjetër.

 

Pas arrestimit të tij, Policia ka sekuestruar një shumë parash e dyshuar e vjedhur, një mjet prerës (thikë), një përforcues grushti, një kapuç si maskë dhe veshjet që dyshohet se ka patur 42-vjeçari, gjatë vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026