VIDEO/ Kapet me drogë dhe armë ish-i dënuari për vrasje në Pogradec
Policia ka arrestuar në Pogradec një ish-të dënuar për vrasje, pasi një hetimi disa javor nga strukturat policore të cilat ishin informuar se i riu posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytet.
Gjatë operacionit të koduar “Cold Hand”, në pranga ka rënë 27-vjeçari Fabian Muçollari nga qyteti i Pogradecit, ndërsa u sekuestruan një pako me lëndë narkotike kokainë, dy armë zjarri, municion luftarak, një shkop metalik, një shumë parash dhe një automjet.
Fabian Muçollari nuk është një emër i panjohur për policinë e Korçës, pasi në vitin 2016 i riu nga Pogradeci vrau bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila, ndërsa ka vuajtur një dënim prej rreth shtatë vitesh pranë IEVP Drenovë.
Policia e Korçës njofton se pas informacioneve për një shtetas që posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit, u organizua një kontroll i detajuar fizik, në automjetin dhe banesën e tij në lagjen nr. 1, Pogradec.
Shtetasit F. M. iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, dy armë zjarri pistoletë, një silenciator, tre krehra, një shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, pesë aparate celularë, dy karta banke, një pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë), thuhet në njoftimin e policisë.
Në të njëjtin njoftim theksohet se poseduesi i tyre është person me precedent kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa ka qenë i dënuar më parë për “Vrasje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Njoftimi i policisë
Operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë operacionit të koduar “Cold Hand”, u sekuestruan 1 pako me lëndë narkotike kokainë, 2 armë zjarri, municion luftarak, një shkop metalik, një shumë lekësh dhe një automjet.
Policia vë në pranga poseduesin e tyre, i dënuar më parë për “Vrasje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe i punës së pandërprerë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionve për një shtetas që posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit, shtetas me precedent kriminal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Krimeve të Rënda dhe Shqiponjat, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cold Hand”.
Gjatë operacionit, shërbimet Operacionale të DVP Korçë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Pogradec, me rrezikshmëri shoqërore.
Gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasit F. M. iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).
Gjithashtu u sekuestrua dhe automjeti i tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun