VIDEO| Karuseli rrëzohet dhe lëndon fëmijët në këndin e lojërave në Rusi

6 Maj 2023 | 19:52

Pjesa e sipërme e një karuseli është rrëzuar ndërsa ishte duke u rrotulluar me shpejtësi maksimale dhe ka lënduar disa fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në një park lojrash të hapur vetëm një javë më parë në Rusi.

Fëmijët, të ulur në lëkundësen e karuselit që varej në çati, u përplasën menjëherë me pjesën e poshtme të lodrës dhe me tokën.

Në video dëgjohen britmat e fëmijëve të frikësuar, ndërsa lodra rrëzohet. Kalimtarët vrapuan për të nxjerrë të plagosurit nga karuseli i shembur në Orenburg, Rusi .

Por tre nga fëmijët, mes tyre një vajzë 10-vjeçare, janë në gjendje të rëndë. Mjekët po përgatiten ta operojnë ndërkohë gjendja e saj cilësohet “jashtëzakonisht e rëndë”.

Në gjendje të rëndë mësohet të jetë edhe një 27-vjeçare. Të paktën 12 persona kanë nevojë për trajtim në spital, ndërsa tetë të tjerë kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Për të parë videon klikoni këtu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026