VIDEO | Leklerk fiton garën në Austri, parakalon tre herë Vershtapen
Çarls Leklerk është fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Monegasku arriti të dalë në krye të garës duke lënë pas kampionin e botës në fuqi, Maks Vershtapen.
Një garë e dueluar deri në fund mes dy pretendentëve për titullin kampion, ku piloti i Ferrarit parakaloi plot tre herë holandezin e Red Bull.
Një paraqitje mjaft e mirë për 7 herë kampionin e botës, Ljuis Hemilton i cili plotëson podiumin me vendin e tretë, ndihmuar edhe nga dalja e Karlos Sainz.
Ferrari i tij pati probleme me motorin dhe makina mori flakë, duke u detyruar të tërhiqet nga gara.
Renditjen e pilotëve vazhdon ta kryesojë Maks Vershtapen me 208 pikë, ndërsa ndiqet nga Leklerk me 170 pikë. Për sa i përket konstruktorëve, Red Bull qëndron në krye me 359 pikë, ndërsa Ferrari e ndjek me 303 pikë.
Një arritje e mirë ishte për djalin e Mikael Shumaker, Mik i cili u shpall piloti i ditës pasi u rendit në vendin e gjashtë.
A hat-trick of overtakes for Charles Leclerc 💪#AustrianGP #F1 pic.twitter.com/coLQbKutuP
— Formula 1 (@F1) July 10, 2022
LEXONI GJITHASHTU
Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës