VIDEO/ Mbërrin Rama, pas pak nis mbledhja e Asamblesë së PS në Gjirin e Lalëzit
21 Mars 2026 |
09:53
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Gjirin e Lalëzit ku pritet edhe për pak minuta të nisë mbledhja e Asamblesë së PS.
Siç shihet edhe nga pamjet, Rama zbret nga mjeti dhe futet në ambientet ku do të zhvillohet takimi. Gjithashtu ka mbërritur edhe sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi i cili shihet së bashku me Belinda Ballukun.
Socialistët mbledhin këtë të shtunë në Gjirin e Lalëzit Asamblenë me fokus te zgjedhjet në nivel vendor brenda partisë, një vit përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale.
Gjithçka do të nis në orën 10 me fjalën hapëse të sekretarit të përgjithshëm, Blendi Klosi dhe më pas fjalën do e ketë kryeministri Rama për të dhënë mesazhet e tij përpara anëtarësisë.
Lajme të Sugjeruara
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut