Video| Kryeministri skocez në lot: Të afërmit e mi janë në Gazë, ndihem i padobishëm
Kryeministri skocez Humza Yousaf ka shpërthyer në lot gjatë një interviste për Sky News ndërsa ka bërë me dije se ka humbur kontaktet me familjen e gruas së tij në Gaza mbrëmjen e kaluar.
Nëna, babai, vëllai, nipi dhe mbesa e gruas së ministrit janë bllokuar në Gaza pa pasur asnjë mundësi kontakti.
Yousaf tha se prindërit e gruas së tij janë bllokuar në Gaza, ndërsa shtoi se ai ndihet “i pafuqishëm dhe i padobishëm”. Ai theksoi se nuk ka rëndësi nëse je ministër apo dikush tjetër, detyra e tij e parë është të jetë bashkëshort dhe baba i mirë, e në këtë kohë,shprehet se nuk po mund të bëjë asgjë më shumë për gruan e tij e cila është “zemrëthyer”.
“E vërteta është se ajo është totalisht e stresuar. Detyra ime e parë është që të jem një bashkëshort, një baba për fëmijët e mi, po bëjmë më të mirën. Ne kemi familjarë dhe miq këtu në Skoci, të cilët na kanë mbështetur, por gruaja ime është e shkatërruar, zemrëthyëer.
Gjatë intervistës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të krijojë korridore humanitare, t’i japë fund ndëshkimit kolektiv, të lejojë furnizimet të hyjnë dhe të lejojë njerëzit e pafajshëm të Gazës të largohen.
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit