VIDEO/ Momenti kur mbështetësi i Trump u qëllua me armë zjarri

10 Shtator 2025 | 22:25

Aktivisti dhe komentatori i njohur konservator amerikan, Charlie Kirk, është qëlluar në qafë të mërkurën, gjatë një aktiviteti në Universitetin e Luginës së Utah-ut, në qytetin Orem. Autoritetet kanë konfirmuar se një i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Kirk, 31 vjeç, u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike. Zëdhënësi i universitetit konfirmoi për Reuters se e shtëna erdhi nga një ndërtesë pranë vendit të ngjarjes.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur Kirk po fliste para një turme në ambient të hapur, kur u dëgjua një krismë armë zjarri. Në pamjet e pa verifikuara ende nga Reuters, Kirk shihet duke kapur qafën dhe rrëzohet nga karrigia, ndërsa të pranishmit shpërndahen në panik. Një tjetër video tregon gjak që rrjedh nga qafa e tij.

Presidenti Donald Trump, një nga aleatët më të afërt të Kirk, reagoi menjëherë në platformën X:

“Ne të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar me armë zjarri. Një djalë i shkëlqyer nga fillimi deri në fund. Zoti e bekoftë!”

Charlie Kirk është bashkëthemelues i organizatës Turning Point USA, që promovon idetë konservatore në kampuset universitare amerikane. Ai është një figurë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të Trump.

Autoritetet federale dhe ato lokale kanë nisur hetimet mbi ngjarjen. FBI ka deklaruar se po e monitoron nga afër situatën dhe mbështet hetimin.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026